Flash

Mbështeti protestën/ Policia i bën presion reperit Capital T: Sqarohemi në Tiranë

Lapsi.al 21 October 2026

Mbështeti protestën/ Policia i bën presion reperit Capital T:

Reperi i njohur nga Kosova, Capital T, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për qytetarët që po protestojnë në Shqipëri, duke u bërë thirrje mediave në Kosovë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve kritike në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artisti vuri theksin te rëndësia e informimit të drejtë dhe të pavarur, duke kërkuar që zëri i protestuesve të mos mbetet në hije. Ai nënvizoi se gazetaria luan një rol thelbësor në pasqyrimin e së vërtetës, evidentimin e shkeljeve të mundshme dhe informimin e publikut për çështjet me interes të lartë publik.

Por pas këtij qëndrimi publik, sipas një audioje të publikuar nga Dosja.al, Capital T është kontaktuar në telefon nga një person që është prezantuar si oficer i policisë kriminale në Tiranë, i cili i ka kërkuar llogari për vendndodhjen dhe datën e kthimit në Shqipëri.

Transkripti i bisedës mes efektivit dhe artistit zbardh detajet e këtij komunikimi

Biseda në telefon:

Niko Kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni?

Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë.

Niko Kurti: Kur do ktheheni.

Capital T: Nuk kam ndonjë datë. Më pyet.

Niko Kurti: Nuk është bisedë që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë?

Capital T: Kam ca ditë?

Niko Kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem!

Capital T: Këtu jam pa merak.

Niko Kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe?

Capital T: Kë kërkon vëlla?

Niko Kurti: Trim Ademi je?

Capital T: Po

Niko Kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë.

Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë

Niko Kurti: Mos u shqetëso se me qenë s’do të merrnim në telefon. Kur të vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim.

Ndonëse nga përmbajtja e bisedës nuk specifikohet arsyeja e saktë e këtij interesi policor, thirrja ndaj një prej artistëve më të njohur mbarëshqiptarë pas mbështetjes së dhënë për protestat ka ngritur shqetësime të forta mbi përdorimin e strukturave të rendit për intimidimin e zërave publikë kritikë. /Marrë nga Dosja.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI