Që në fund të majit kur një nga protestueset e Zvërnecit, Brunela Mërtiri u shndërrua në ikonën e atij që më pas do të njihej si revolucioni i flamingove e deri në ditët e fundit kur monologu para kamerave i studentes Samanta Toçka drithëroi një Shqipëri të tërë, roli i vajzave të reja ka qenë një surprizë e madhe në betejën me këtë regjim që mburret se i ka dhene grave me shume peshe se kurre, ndonëse s'ka bërë gjë tjetër veçse ka promovuar modelet e Zeqinesë, Kiduinës e Sarës...










