
Ata kanë nisur të përgatisin “frontin” e tyre përballë policisë që qëndron gardh para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë marrë strukturat e hekurit të stacionit të urbanit, duke i afruar. Ndërkohë, kanë nisur edhe të mbledhin gurë, të cilët i përdorin për të goditur efektivët ose institucionet në shenjë revolte.