Flash

Eurodeputeti austriak i kthehet Ramës: Të protestosh është europiane

Lapsi.al 21 October 2026

Eurodeputeti austriak i kthehet Ramës: Të protestosh është

Një tjetër anëtar i Parlamentit Europian ka reaguar ndaj dhunës së policisë shqiptare ndaj protestuesve dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, ka hedhur poshtë dhe e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ramës në mediat ndërkombëtare, se protestat po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në një reagim në facebook, Waitz, pjesë e grupit të "Të Gjelbërve" thotë se të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmirë për të luftuar korrupsionin, është pro europiane.

"Më lejo të sqarohem. Të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmira për të luftuar korrupsionin është pro-europiane. Të protestosh për edukimin e duhur është pro europiane. Dhe të protestosh për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore është pro europiane.

Pas 13 viteve në qeveri, Edi Rama u thotë protestuesve se janë në duar të huaja. Se ai nuk do i lejojë arsim falas dhe bursa. Ai po i qëllon me gaz e ujë dhe po burgos minore. Dhe kjo absolutisht nuk është në linjë me vlerat europiane.

Ne të gjithë duam të shohim Shqipërinë në BE si një shtet që respekton të drejtat e njeriut, si një shtet ku sundon ligji, mbron natyrën, dëgjon qytetarët e vet dhe të drejtën për të demonstruar. Ky është rrugëtimi drejt BE-së dhe shpresojmë që Shqipëria të bëhet gati"  - thotë ai në videomesazhin e tij.

Eurodeputeti austriak ka titulluar videomesazhin  'Shqipëria nuk është në shitje', duke i bërë tag edhe kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI