
Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar vetëm pak momente më parë.
Një autobot i blinduar që ndodhet pranë godinës së ekzekutivit ka nisur të hedhë ujë me presion drejt të rinjve dhe protestuesve që ndodheshin në bulevard.
Më pas kanë dalë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe kanë larguar edhe ata pak të rinj që kishin ngelur para selisë qeveritare. ©LAPSI.al