Flash

Gjykata e Tiranës liron 11 protestues, shpallen të paligjshme shumica e arrestimeve

Lapsi.al 22 October 2026

Gjykata e Tiranës liron 11 protestues, shpallen të paligjshme shumica

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të paligjshme arrestimin e tetë personave të ndaluar gjatë protestave kundër qeverisë, ndërsa ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të 11 personave të paraqitur para saj.

Në një njoftim zyrtar për mediat, të datës 22 tetor 2026, Gjykata bën të ditur se ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim.

Nga 11 rastet e shqyrtuara, Gjykata ka vlerësuar si të paligjshme tetë arrestime, ndërsa tri të tjera janë konsideruar të ligjshme. Për katër persona është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, ndërsa shtatë të tjerë janë lënë pa asnjë masë sigurimi.

Konkretisht, arrestimet e shtetasve me inicialet L. M., A. B., F. L., Dh. H., D. D., B. T., K. P. dhe E. B. janë vlerësuar të paligjshme. Për shtetasin D. D., megjithëse arrestimi u konsiderua i paligjshëm, Gjykata vendosi masën “Detyrim për t’u paraqitur”.

 

Ndërkohë, për shtetasit M. M., L. S. dhe E. G., arrestimet janë vlerësuar të ligjshme, por Gjykata ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Personat nën hetim dyshohen kryesisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Për shtetasin E. B., i dyshuar për kundërshtim të punonjësit të policisë, Gjykata nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë, e shpalli arrestimin të paligjshëm dhe vendosi lirimin e tij pa masë sigurimi.

Në të gjitha rastet, Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të personave nga salla e gjyqit, nëse nuk mbaheshin për ndonjë shkak tjetër ligjor.

 

Të këshilluara

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI