Flash

Nuk ikën vetë, Rama urdhëron dorëheqje të drejtorëve

Lapsi.al 22 October 2026

Nuk ikën vetë, Rama urdhëron dorëheqje të

Studentët kërkojnë dhe presin dorëheqjen e tij, por Rama ka bërë lëvizje tjetër. Mësohet se sot ai i ka kërkuar ministrave të mbledhin gjithë drejtorët e tyre të varësisë dhe t’u kërkojnë dorëheqjen nga detyra.

Nuk bëhet fjalë vetëm për drejtorët e përgjithshëm, por edhe për drejtorë rajonalë nëpër qarqe. Me siguri që do të ketë edhe drejtorë që do t’i shpëtojnë kësaj vale shkarkimesh, sic ka ndodhur edhe në të kaluarën. Drejtorokracia është ngritur në sistem gjatë pushtetit të Edi Ramës.

Sot ke njerëz që janë drejtorë prej 13 vitesh a thua se janë talente të shquar në menaxhim e shërbim ndaj qytetarëve. E vetmja meritë e tyre është se vjedhin përmes tenderave për të blerë vota dhe pastaj pas votave që kanë blerë vijojnë të vjedhin duke ruajtur postet ku janë graduar.

Përtej cdo lëvizje që mund të bëjë Rama, fatin e tij politik nuk e shpëton dot më asnjë lëvizje. Edi Rama ka kryer punë, edhe pse mund të shtypë me dhunë përkohësisht protestën e të rinjve. Mllefi, zemërimi dhe pakënaqësia me të nuk shuhet me ca lëvizje drejtorësh. Edhe ai vetë e di këtë gjë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI