Flash

Qeveria del hapur: Urdhri për transferimin e Veliajt është sekret shtetëror!

Lapsi.al 29 October 2026

Qeveria del hapur: Urdhri për transferimin e Veliajt është sekret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit.

Në një njoftim për shtyp, DPB sqaron se transferimi është kryer në kuadër të masave për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare.

Sipas institucionit, pas mbërritjes në IEVP Fier, Veliajt i janë zbatuar procedurat standarde të pranimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Më 28 tetor, ai u vendos në sektorin e observimit, ndërsa më 29 tetor strukturat përgjegjëse zhvilluan një takim me të, ku u dëgjuan pretendimet e tij dhe iu dhanë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet gjatë qëndrimit në institucion.

DPB bën të ditur se, pas përfundimit të procedurave të pranimit, komisioni përkatës ka vijuar me sistemimin e plotë të Veliajt, bazuar në vlerësimin individual.

Sa i përket urdhrit të transferimit, Drejtoria e Burgjeve sqaron se dokumenti është miratuar sipas procedurave standarde, por është i klasifikuar si “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi dhe vënia e tij në dispozicion i nënshtrohen rregullave ligjore për informacionin e klasifikuar. 

Disa detaje të tjera nga njoftimi 

 

Në njoftim theksohet gjithashtu se për transferimin është njoftuar organi i prokurorisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria e Burgjeve i referohet ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, si dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, duke nënvizuar se nxjerrja e urdhrave të transferimit për arsye të përligjura është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Për të argumentuar se transferimet janë pjesë e praktikës së zakonshme, DPB bën të ditur se gjatë periudhës 16–27 tetor 2026 janë kryer 24 transferime brenda kuadrit ligjor.

Në përfundim, institucioni thekson se do të vijojë të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e burgjeve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur. 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI