
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend, duke vendosur ulje të çmimit si për naftën, ashtu edhe për benzinën.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i naftës (gazoil), sipas standardit SSH EN 590, zbret nga 213 lekë/litër në 212 lekë/litër.
Ndërkohë, ulja më e ndjeshme është regjistruar te benzina. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë, i cili ishte 190 lekë/litër, zbret në 181 lekë/litër. Çmimi maksimal i shitjes me shumicë për benzinën do të jetë 169 lekë/litër. Me çmimet e reja, nafta pëson një ulje prej 1 lekësh për litër, ndërsa benzina ulet me 9 lekë për litër, në raport me kufijtë e mëparshëm të përcaktuar nga Bordi.