
Një përplasje ka ndodhur mes socialistëve në mbledhjen e grupit parlamentar.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Bledi Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt.
“Ku e ke letrën e transferimit?”, mësohet t’i jetë drejtuar Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.
Ndërkohë, pas përfundimit të seancës plenare, Çuçi ka “kyçur” gojën para gazetarëve të cilët kanë tentuar t’I marrin një deklaratë mbi atë që ka ndodhur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit.
“Ka pasur një përplasje? Këni kërkuar dorëheqjen e tij?”, kanë pyetur gazetarët, të cilët kanë marrë si përgjigje vetëm heshtjen e zotit Çuçi.