Flash

Everton zbulon përse u detyrua të përjashtonte Grealish ndaj Newcastle: “Ka shkelur rregullat”

Rikthimi i tij në fushë dukej se ishte parashikuar për mbrëmjen e sotme, por kjo nuk ndodhi. Grealish duket se është ndëshkuar nga klubi anglez për mungesën në stërvitje pa marrë leje.

Lapsi.al 30 October 2026

Everton zbulon përse u detyrua të përjashtonte Grealish ndaj

Jack Grealish nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të Evertonit për ndeshjen e sotme në Carabao Cup kundër Newcastle. Pritej që futbollisti të rikthehej në dispozicion për sfidën e mbrëmjes, por një njoftim i papritur nga klubi zbuloi se ai nuk do të ishte pjesë e ndeshjes për shkak të shkeljes së rregullores së brendshme. “Jack Grealish nuk është i disponueshëm për ndeshjen për shkak të një shkeljeje të kodit disiplinor të klubit”.

Grealish iu bashkua Everton në formë huazimi sezonin e kaluar, me synimin për të ringritur karrierën, pasi ishte konsideruar i tepërt te Manchester City. Gjatë kësaj periudhe ai ka shfaqur herë pas here talentin që e kishte shtyrë City të paguante 100 milionë paund për ta transferuar në gusht të vitit 2021.

Dyshimet për atë që ka ndodhur mbeten, ndërsa për disa është domethënës fakti që Everton vendosi ta bënte publik masën disiplinore ndaj futbollistit, kur në fakt mund ta kishte mbajtur të fshehtë pa e marrë vesh askush. “Nuk është një shenjë e mirë për Grealish nëse është vetë Everton që e publikon këtë vendim”, shkroi një tifoz, i cili druhet se mund të ketë ndodhur diçka më e rëndë që ka çuar në përjashtimin e tij.

Sezoni i kaluar i Grealish përfundoi para kohe në muajin janar, kur ai pësoi një frakturë nga stresi në këmbën e majtë. Në ndeshjet e fundit, futbollisti i huazuar nga Manchester City kishte munguar në humbjen e së shtunës kundër Arsenal për shkak të një dëmtimi, por kishte qenë titullar në tri ndeshjet e mëparshme të Premier League të Everton kundër Ipswich, Hull City dhe Chelsea. 

Rikthimi i tij në fushë dukej se ishte parashikuar për mbrëmjen e sotme, por kjo nuk ndodhi. Grealish duket se është ndëshkuar nga klubi anglez për mungesën në stërvitje pa marrë leje. Futbollisti nuk është paraqitur në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes dhe, për këtë arsye, Everton nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse ta përjashtojë nga kjo sfidë. Sigurisht, 31-vjeçari, i huazuar te Everton nga City për sezonin e dytë radhazi, ende nuk ka regjistruar asnjë gol apo asist në shtatë ndeshjet që ka zhvilluar deri tani gjatë këtij sezoni.

Kjo shkelje e kodit disiplinor të klubit duket se është bërë kështu pika e fundit që mund të çojë në një ndarje në fund të sezonit, pavarësisht se deri në këtë moment nuk është diskutuar ende për mundësinë e konfirmimit të tij te Everton.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI