Flash

Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, përmbyset automjeti, plagoset një çift bashkëshortësh

Lapsi.al 30 October 2026

Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, përmbyset

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur Zoj Dema dhe Mark Dema, çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht të dy të plagosurit  ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe një manovre të gabuar nga drejtuesi i automjetit, Pal Prendi. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI