Flash

Përjashtimi nga Kuvendi, Berisha: Janë të tmerruar, por asgjë nuk na largon nga misioni që kemi

Lapsi.al 30 October 2026

Përjashtimi nga Kuvendi, Berisha: Janë të tmerruar, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij me 10 ditë dhe pesë deputetëve të tjerë demokratë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Ai e cilësoi vendimin si shenjë të frikës së mazhorancës ndaj opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se pavarësisht këtyre masave, demokratët nuk do të tërhiqen nga misioni i tyre dhe do të vijojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. 

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, sot Sekretariati i Etikës me kërkesë të Partisë Socialiste ka vendosur t'ju përjashtojë ju nga punimet e Kuvendit me 10 ditë dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Keni një koment për këtë vendimmarrje? Faleminderit.

Sali Berisha: Frika dhe tmerri nga opozita dhe Sali Berisha i shtyn ata të marrin vendimet më të verbra. 
Por në mënyrë absolute, ne do të jemi interpretë të palëkundur të interesave të qytetarëve shqiptarë kudo që jemi.
Asgjë s'mund të na largojë ne nga ky zotim, ky mision që kemi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI