Flash

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Ministri i Transportit përjashton dorëheqjen: Detyrimi im është të zgjidh problemin

Lapsi.al 30 October 2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Ministri i Transportit

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo, ku humbën jetën 69 persona. Ai deklaroi se prioriteti i tij është zbardhja e plotë e ngjarjes dhe marrja e masave për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Puente bëri të ditur se dyshimet e para të hetimit lidhen me një gabim të mundshëm në qendrën e kontrollit të Adif, institucionit përgjegjës për infrastrukturën hekurudhore. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të nxitohet në përcaktimin e përgjegjësive pa përfunduar hetimet. Ministri u shpreh se nuk do të përdorë asnjë punonjës si fajtor për të shmangur përgjegjësinë institucionale, ndërsa garantoi se do të ketë masa nëse konstatohen shkelje apo mangësi. 

“Detyrimi im nuk është të shqetësohem për qëndrimin në detyrë, por të zgjidh problemin”, deklaroi ai, duke shtuar se qytetarët meritojnë transparencë dhe përgjigje të qarta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI