
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli dhe i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët nën kërcënimin e armës.
Më pas, tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos bëj asnjë lëvizje dhe ka dalë jashtë, duke ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.