Flash

Antonelli, kampioni i ri i botës në Formula 1: “Në xhiron e fundit nuk e shihja pistën nga lotët”

Një shpërthim gëzimi, dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi Andrea Kimi Antonelli ka shkruar në Meksikë një nga faqet më të bukura të sportit italian.

Lapsi.al 2 November 2026

Antonelli, kampioni i ri i botës në Formula 1: “Në xhiron e

Një shpërthim gëzimi, dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi Andrea Kimi Antonelli ka shkruar në Meksikë një nga faqet më të bukura të sportit italian. Të të gjitha kohërave. Është e panevojshme të kujtohen rekordet dhe datat: piloti 20-vjeçar nga Bolonja, pjesë e Mercedesit, më në fund mund t'i lërë të lirë emocionet, pasi për javë të tëra ishte përpjekur të sillej sikur nuk po ndodhte asgjë. Është vërtet ai kampioni i ri i botës në Formula 1.

Lotët brenda kaskës gjatë xhiros së kthimit drejt podiumit dhe më pas përqafimet me familjen dhe ekipin. “Ia dolëm, por pa ta, pa Mercedesin dhe familjen time, nuk do të isha këtu. Është një moment që do të jetojë përgjithmonë. Nuk kam fjalë, do të më duhet pak kohë për ta kuptuar plotësisht atë që ka ndodhur”, ishin fjalët e tij të para menjëherë pas garës. Dhe më tej: “Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm dhe ta ndaj këtë podium me Max (Verstappen, shën. red.) dhe Lewis (Hamilton, shën. red.) është fantastike. Mezi pres të zhvilloj beteja të tjera me ta. Këtë fundjavë ndjeva pak presion, por tani mund të shijojmë pjesën e mbetur të sezonit”.

Më pas, me pak më shumë qetësi: “Është një ditë që do ta kujtoj përgjithmonë. Faleminderit sërish të gjithëve që më mbështesin mua dhe që mbështesin sportin tonë. Ëndrra ka filluar të bëhet realitet. Do të shijoj çdo sekondë. Kur fillova të besoja se mund t’ia dilja? Shumë herët. Kishim një makinë të fortë, me performancë të nivelit të lartë, dhe mendoja se do të kisha një mundësi të madhe”.

Si do ta festosh? “Me familjen time, miqtë dhe ekipin. Do të shijojmë një moment të veçantë”. Më pas, në gjuhën italiane: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ia dolëm dhe do të vazhdojmë të shtyjmë përpara për ta çuar Italinë sa më lart”. Megjithatë, pas garës emocionet e marrin përfundimisht nën kontroll dhe vijnë lotët. “Është e gjitha e vërtetë”, përsërit ai duke qarë. “Ia dolëm. Është vërtet e pabesueshme”. 

Për garën, ai shton: “Në xhiron e fundit u lëshova, nuk e shihja pistën nga lotët. Ky është një pikënisje e re për të vazhduar të fitojmë. Ka qenë një kampionat i jashtëzakonshëm. Tani do të përpiqemi të fitojmë sërish dhe më pas do të mendojmë për vitin 2027”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI