Flash

Skandal i ri i Grealish, tërbohet Everton: anglezi kalon dy net radhazi duke pirë alkool me dy shokë skuadre

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Lapsi.al 2 November 2026

Skandal i ri i Grealish, tërbohet Everton: anglezi kalon dy net radhazi

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje. Klubi anglez publikoi një njoftim ku specifikonte se futbollisti ishte lënë jashtë ndeshjes për shkak se kishte “shkelur kodin disiplinor të klubit”. Më pas u zbulua se Grealish nuk kishte marrë pjesë në një seancë stërvitore pa njoftuar askënd dhe, për më tepër, gjatë këtyre orëve kanë dalë në dritë detaje të reja nga jeta e tij personale, të cilat kanë zemëruar drejtuesit e klubit. Sipas asaj që shkruan gazeta “The Sun”, Grealish ka kaluar dy mbrëmje radhazi duke pirë dhe festuar, vetëm pak ditë përpara se të përjashtohej nga Everton për arsye disiplinore.

Futbollisti 30-vjeçar anglez, i cili përfiton 300 mijë paund në javë, ka shijuar dy dalje gjatë natës, më 19 dhe 20 tetor. Të hënën në mbrëmje, Grealish thuhet se ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Pride of Britain Awards” në Londër, përpara se të shkonte në një lokal karaokeje, ku qëndroi deri në orët e para të mëngjesit. Më pas, ai është kthyer në veriperëndim të Anglisë për t’u stërvitur me Everton, për të dalë sërish po atë mbrëmje dhe për të pirë në lokalin “Mucky Pup” në Wilmslow, së bashku me shokët e skuadrës te Everton, Jordan Pickford dhe Tyler Dibling, si edhe me ish-shokun e tij te Manchester City, Kyle Walker.

Një situatë që sigurisht nuk mund t’i pëlqejë Everton, i cili kishte investuar shumë te rikthimi në formën më të mirë të futbollistit, të cilin vetëm pak vite më parë Manchester City e kishte blerë për një shumë të konsiderueshme parash. Lojtari, që vazhdon të jetë ende në pronësi të Citizens, duket se ka prishur marrëdhëniet me klubin. Gjatë mbrëmjes së dytë, Grealish thuhet se e ka ndjekur ndeshjen mes PSG-së dhe Barcelonës në një ambient privat, ndërsa dëshmitarët kanë përshkruar një konsum të konsiderueshëm pijesh alkoolike. Vetëm pak ditë më vonë, Grealish u la jashtë skuadrës së Everton për përballjen me Newcastle në Carabao Cup, të cilën skuadra e fitoi. Trajneri David Moyes konfirmoi: “Klubi e mori vendimin dhe unë e mbështes atë”.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë i ardhshëm i Grealish, i cili luajti për herë të fundit me Everton kundër Chelsea, më 17 tetor. Fillimisht, futbollisti u raportua zyrtarisht si i dëmtuar për ndeshjet e mëvonshme, por më pas u la jashtë skuadrës pikërisht për shkak të disa çështjeve disiplinore, të cilat klubi nuk i specifikoi. Kontrata e tij me Manchester City përfundon më 30 qershor 2027 dhe e ardhmja e tij është vërtet në pikëpyetje, mes zhvillimeve që lidhen me vetë Citizens dhe mundësisë që Everton të vendosë të mos mbështetet më tek ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI