Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

Lapsi.al 2 November 2026

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe pasiguria në Ngushticën e Hormuzit po godasin eksportet, turizmin dhe investimet në rajon. 

Lufta në Iran, tashmë në muajin e nëntë, dhe konflikti në Jemen po rëndojnë ekonomitë e Gjirit. Aeroporte, objekte nafte dhe tubacione janë goditur, ndërsa anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit mbeten të ekspozuara ndaj sulmeve me raketa dhe dronë.

Pasojat ndihen edhe përtej energjisë. Riyadh Air po transporton pasagjerët me autobus drejt një aeroporti alternativ, ndërsa konferenca kryesore saudite e investimeve është shtyrë për vitin e ardhshëm. Disa kompani ajrore vazhdojnë t’i mbajnë të pezulluara fluturimet drejt rajonit.

Ekonomitë në tkurrje 

Sipas FMN-së, ekonomia e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit pritet të tkurret me 5 për qind këtë vit. Kuvajti, Bahreini dhe Katari rrezikojnë rënie dyshifrore, për shkak të varësisë nga Hormuzi për eksportet energjetike.

Ekonomia saudite ra me 3.8 për qind në tremujorin që përfundoi në shtator, ndërsa aktiviteti i naftës u tkurr me 20.4 për qind.

Tubacionet që anashkalojnë Hormuzin kanë ndihmuar Arabinë Saudite dhe Emiratet të ruajnë një pjesë të eksporteve. Emiratet tashmë synojnë ta ulin në “zero” varësinë nga ngushtica, duke investuar në porte dhe rrugë alternative.

Përjashtim është Omani, ekonomia e të cilit pritet të rritet mbi 4 për qind. Dalja në Detin Arabik i mundëson të eksportojë pa ndërprerjet që po godasin fqinjët.

Goditen planet për turizëm dhe teknologji 

Lufta po cenon përpjekjet e Arabisë Saudite dhe Emirateve për të ulur varësinë nga nafta dhe për t’u kthyer në qendra turizmi, teknologjie dhe financash.

Sipas Moody’s, pasiguria e zgjatur mund të dëmtojë pikërisht modelin ekonomik të ndërtuar mbi sigurinë dhe stabilitetin.

Në rrezik janë edhe planet për inteligjencën artificiale. Pas goditjes së qendrave të të dhënave në Emirate dhe Bahrein, po diskutohet shpërndarja e objekteve të reja në vende të ndryshme, madje edhe ndërtimi i tyre nën tokë.

Rimëkëmbja varet nga ndalimi i luftimeve 

Investitorët e mëdhenj vazhdojnë të lidhin marrëveshje në rajon, ndërsa FMN-ja parashikon rikthim të rritjes në vitin 2027: 7.9 për qind për Arabinë Saudite dhe 18.8 për qind për Katarin.

Por këto pritshmëri varen nga zbutja e konfliktit dhe normalizimi i eksporteve energjetike. Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më i madh bëhet rreziku që dëmi të mos kufizohet te humbjet e këtij viti, por të cenojë besimin afatgjatë te rajoni. /NY Times, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI