
Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës. Qytetarët kanë zgjedhur një formë ndryshe për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës.
Përveç thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, protestuesit kanë vendosur në shkallët e Kryeministrisë dy manekina me figurat e tyre, të cilave më pas u kanë vënë flakën.
Veprimi është shoqëruar me thirrjet e protestuesve "Rama në burg, Berisha në burg", duke shënuar një tjetër moment të protestës së zhvilluar këtë të hënë në kryeqytet. /LAPSI.al