Flash

Shqipëria e kërkon për tentativë vrasjeje, arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra

Lapsi.al 2 November 2026

Shqipëria e kërkon për tentativë vrasjeje, arrestohet

Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. N., 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI