Një përplasje ka ndodhur në studion e emisionit "Prime News24" mbrëmjene së enjtes gjatë një debati mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Klevin Muka.
Muka kishte disa kritika për Partinë Demokratike, ndërsa Noka nga ana e tij komentoi zhvillimet e fundit.Në një moment, debati u përshkallëzua dhe pati një sherr në studio.
Pjesë nga debati i ashpër
Klevin Muka: Të lutem, zërin mos ma ço, se jemi edhe afër. Kujdes.
Flamur Noka: Ta çoj zërin që të çudis. Po të kallëzoj unë ty, kam çuar 5 deputetë në Rrjoll.
Klevin Muka: Hiqe dorën.
(Kapen nga duart)
Pas këtij debati të ashpër, ndërhyri moderatorja Nisida Tufa, që kërkoi qetësi në studion e emisionit.
Pas transmetimit të reklamave, dy protagonistët e sherrit, si z Noka, ashtu edhe gazetari Klevin Muka kërkuan ndjesë për atë që ndodhi. /BW