Flash

Egnatia bie në Rumani, Craiova e ndëshkon me dy gola – Bitri lë rrogozhinasit me 10 lojtarë

Lapsi.al 5 November 2026

Egnatia bie në Rumani, Craiova e ndëshkon me dy gola – Bitri

Egnatia e Nevil Dedes nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në transfertën ndaj Universitatea Craiova, në kuadër të fazës së ligës së UEFA Conference League, duke u mposhtur me rezultatin 2-0. Skuadra rumune e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, me dy gola të shënuar nga Cicaldau dhe Bancu, ndërsa kampionët e Shqipërisë nuk arritën të reagonin. Për më tepër, rrogozhinasit e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pasi Eneo Bitri u ndëshkua me karton të kuq.

Craiova godet dy herë në pjesën e parë

Skuadra rumune shfrytëzoi rastet e krijuara dhe arriti të merrte një avantazh të dyfishtë brenda 32 minutave të para. Cicaldau zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, ndërsa Bancu dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, duke e vendosur Egnatian në vështirësi që në fraksionin e parë të lojës.

Rrogozhinasit u përpoqën të reagonin dhe të riktheheshin në ndeshje. Adjessan dhe Fernando tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por përpjekjet e tyre nuk u konkretizuan. Kështu, rezultati mbeti 2-0 në favor të vendasve.

Bitri ndëshkohet me të kuq në minutat e fundit

Problemet për Egnatian u shtuan në fundin e takimit. Eneo Bitri u përfshi në një përplasje me një futbollist kundërshtar dhe arbitri Robertson i tregoi kartonin e parë të verdhë.

Vetëm pak çaste më vonë, mbrojtësi kreu një tjetër ndërhyrje të gabuar, duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuqin. Në këtë mënyrë, skuadra shqiptare mbeti me dhjetë lojtarë në minutat e fundit të sfidës.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI