
Pesë shtetas etiopianë janë ekzekutuar të premten në Arabinë Saudite, pasi u shpallën fajtorë për trafikimin e hashashit në territorin e mbretërisë.
Me këto ekzekutime, numri i personave të ekzekutuar në Arabinë Saudite që nga fillimi i vitit ka arritur në 205.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ky është rasti i tretë brenda tre muajve ku ekzekutohen shtetas etiopianë për vepra të lidhura me drogën.
Ndërkohë, vitin e kaluar Arabia Saudite regjistroi një rekord prej 356 ekzekutimesh, duke u renditur ndër vendet me numrin më të lartë të zbatimit të dënimit me vdekje në botë.