Flash

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

Lapsi.al 5 November 2026

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40%

Resortet që do të ndërtohen në Shqipëri mund të përfshijnë edhe apartamente e vila për banim, por sipërfaqja e tyre nuk duhet të kalojë 40% të ndërtimit. Qeveria ka miratuar rregulla të reja për strukturat turistike, duke përcaktuar edhe detyrimin që projektet të pajisen me një certifikatë paraprake përpara marrjes së lejes së ndërtimit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e 5 nëntorit një vendim që përcakton kategoritë e strukturave akomoduese dhe kushtet që duhet të plotësojnë projektet e reja turistike.

Një nga ndryshimet kryesore është përcaktimi i kategorisë “resort miks”, ku krahas hoteleve dhe ambienteve turistike mund të ndërtohen edhe apartamente apo vila për banim.

Sipas vendimit, të paktën 60% e sipërfaqes totale të ndërtimit duhet të përdoret për turizëm, ndërsa pjesa për banim nuk mund të jetë më shumë se 40%. Ky raport llogaritet mbi sipërfaqen e ndërtimit dhe jo mbi sipërfaqen e tokës.

Për të shmangur paqartësitë në ndarjen e hapësirave, zhvilluesit duhet të përcaktojnë që në projekt se cilat ambiente do të shërbejnë për turizëm dhe cilat për banim. Në këtë llogaritje përfshihen edhe hapësirat e përbashkëta, sipas përdorimit të tyre.

Një tjetër rregull është pajisja me certifikatë paraprake kategorizimi përpara miratimit të lejes së ndërtimit. Dokumenti do të lëshohet nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe do të vërtetojë nëse projekti përmbush kriteret e kategorisë së propozuar. Megjithatë, certifikata nuk zëvendëson lejen e ndërtimit.

Vendimi përcakton gjithashtu se apartamentet, vilat dhe dhomat që në projektet e reja janë të destinuara për akomodim turistik nuk do të kategorizohen më si struktura të veçanta. Ato do të jenë pjesë e resortit dhe do të funksionojnë nën administrimin e përbashkët të tij.

Ndërsa apartamentet e projektuara për banim nuk mund të përdoren automatikisht për akomodim turistik. Për këtë duhet të plotësohen më parë kërkesat ligjore dhe të miratohet ndryshimi i destinacionit të tyre.

Rregullat e reja nuk ua heqin vlefshmërinë certifikatave të lëshuara më parë për apartamente, vila, dhoma apo hotele të shpërndara. Strukturat që i kanë marrë këto certifikata mund të vijojnë aktivitetin sipas kategorisë së miratuar.

Po ashtu, projektet që e kanë marrë lejen e ndërtimit përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 83/2026 nuk kanë detyrim të pajisen me certifikatë paraprake kategorizimi. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI