Flash

Franca nuk gjen qetësi nga protestat, mbyllet Kulla Eifel

Lapsi.al 5 November 2026

Franca nuk gjen qetësi nga protestat, mbyllet Kulla Eifel

Mbi 270,000 francezë dolën sërish në protesta në Francë kundër kostos së jetesës dhe gjendjes së shërbimeve publike dhe arsimit. Protestat janë shoqëruar me përplasje me policinë në Paris dhe Lion, ndërsa greva njëditore e punonjësve të sektorit publik ka sjellë edhe mbylljen e Kullës Eifel.

Protestat vijnë pas një serie demonstratash kundër kostos së jetesës, gjendjes së shërbimeve publike dhe problemeve në arsim, të cilat janë kthyer në trazirat më serioze sociale në Francë gjatë viteve të fundit.

 
Në Paris, protesta nisi në një atmosferë festive. Pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar francez, “La Marseillaise”, ndërsa në rrugë u panë edhe automjete që ngjanin me ato të paradave të karnavaleve.

Por rreth dy orë pas nisjes së marshimit, disa protestues në krye të turmës u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës. Përplasje pati edhe në Lion, ku forcat speciale të policisë përdorën gaz lotsjellës kundër një grupi protestuesish. Disa prej tyre, të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara, brohorisnin slogane kundër policisë.

Ndërkohë, pranë Tuluzës, persona që hodhën mjete piroteknike shkaktuan zjarr në një shkollë të mesme. Nxënësit dhe stafi u detyruan të evakuoheshin, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve.

“Kjo lloj sjelljeje kriminale është një skandal absolut”, deklaroi ministri i Arsimit, Edouard Geffray.

Greva njëditore, së cilës iu bashkuan edhe një pjesë e punonjësve të sektorit të energjisë dhe mësuesve, solli mbylljen e Kullës Eifel, por nuk shkaktoi probleme të mëdha në transport. Greva ndikoi gjithashtu në uljen e prodhimit të energjisë elektrike në centralet bërthamore franceze. Sipas Ministrisë së Arsimit, pak më shumë se 15% e mësuesve iu bashkuan grevës.

Protestat përbëjnë një tjetër sfidë për presidentin francez Emmanuel Macron.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI