Flash

Thyen heshtjen JD Vance: Shkaku i humbjes, lufta në Iran

Lapsi.al 4 November 2026

Thyen heshtjen JD Vance: Shkaku i humbjes, lufta në Iran

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke ia atribuar rezultatin luftës së SHBA-ve në Iran.

Në një reagim të gjatë të publikuar në rrjetin social X, Vance e bëri të qartë se, konflikti ushtarak ishte arsyeja kryesore që çoi në humbjen e partisë së tij.

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, shkruan Vance.

Më tej, zëvendëspresidenti thekson se shkaku i humbjes është i njohur për të gjithë dhe se çdo diskutim i sinqertë për hapat e ardhshëm duhet të nisë pikërisht nga kjo çështje.

 

“Të gjithë e dinë pse humbëm. Dhe çdo diskutim i ndershëm për atë se ku do të shkojmë nga këtu duhet të nisë pikërisht nga kjo”, deklaroi ai.

Reagimi i Vance vjen në një moment kur rezultati zgjedhor ka hapur diskutime brenda kampit republikan mbi ndikimin e luftës në Iran në mbështetjen elektorale të partisë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI