
Lideri i opozitës izraelite, Gadi Ajzenkot, ka kërkuar largimin e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e ndihmës ushtarake ndaj Izraelit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Ajzenkot argumentoi se fakti që institucionet izraelite të sigurisë u informuan për këtë ndryshim përmes mediave, njësoj si qytetarët, dëshmon për mënyrën problematike se si Netanjahu po menaxhon marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, marrëdhënia me Uashingtonin është një element thelbësor për sigurinë kombëtare të Izraelit dhe zhvillimet e fundit tregojnë se vendi ka nevojë për një drejtim të ri politik.
Ai i kërkoi gjithashtu kryeministrit të dalë përpara qytetarëve dhe të japë shpjegime për situatën, duke vënë në pikëpyetje besimin ndaj qeverisë aktuale. Ndërkohë, ndihma amerikane për sigurinë e Izraelit arrin në rreth 3.8 miliardë dollarë në vit dhe ishte parashikuar të vijonte deri në vitin 2028.