Flash

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit

Lapsi.al 3 November 2026

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas plagosjes së një efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke bërë me dije se ushtari është qëlluar në shpatull me armën e shërbimit gjatë kohës që ishte në detyrë. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi më 3 nëntor rreth orës 16:46. Menjëherë pas plagosjes, efektivit iu dha ndihma e parë dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Ministria bën me dije se, sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të ushtarit janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për trajtim më të specializuar, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, Policia Ushtarake po vijon procedurat për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plagosjes.

Njoftimi

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit. 

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për  dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI