Flash

U shty për shkak të bojkotit kundër rregullores së re, sot në GJKKO seanca e radhës për Veliaj

Lapsi.al 3 November 2026

U shty për shkak të bojkotit kundër rregullores së re, sot

Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Seanca e parashikuar më 27 tetor u shty për shkak të mungesës së avokatëve. Në sallë nuk u paraqitën as mbrojtësit e caktuar nga skema e ndihmës juridike falas, të kërkuar nga gjykata.

Veliaj, ndërkohë, ka bërë të qartë përmes një kërkese të posaçme se dëshiron të përfaqësohet vetëm nga avokati Plarent Ndreca. Me këtë qëndrim, ai ka refuzuar alternativën e mbrojtjes së caktuar më herët nga trupa gjykuese e GJKKO-së. 

Seanca e sotme vjen pas disa ditësh tensionesh rreth situatës së tij në paraburgim. Më 28 tetor, Veliaj u transferua nga Durrësi në burgun e Fierit, ndërsa avokati Ndreca ka kundërshtuar mënyrën e transferimit dhe kushtet në të cilat mbahet klienti i tij.

Ditët e fundit, Ndreca denoncoi gjithashtu se ishte penguar të takohej me Veliajn jashtë orarit zyrtar dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj drejtuesve të institucionit. Ndërkohë, vetë Veliaj publikoi një letër nga qelia ku pretendoi se gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i janë përcjellë tre kërkesa që, sipas tij, vinin nga Rama.

Sipas letrës, atij i është kërkuar të pranojë përfshirjen në organizimin ose financimin e protestave të studentëve dhe të ashtuquajturës lëvizje të “flamingove”, në të kundërtën e së cilës, sipas tij, do t’i shtoheshin akuza për “prishje të rendit kushtetues”. Veliaj thotë gjithashtu se i është kërkuar të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohet më me avokatin Plarent Ndreca. Në letër, ai mohon çdo përfshirje në protestat kundër qeverisë dhe sfidon kryeministrin të paraqesë prova për pretendime të tilla.

Gogu i ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se vizita në burgun e Fierit kishte si qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe shqetësimet e ngritura nga mbrojtja e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI