
Në tavolinën prej guri, ku një ditë më parë studentët kishin shkruar me bojë mesazhin “Dorëheqje”, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama largimin nga detyra, ky i fundit e ka fshirë. Në të njëjtën tavolinë janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një mesazh që lidhet me ofertën e kryeministrit për zhvillimin e bisedimeve me ta.
Megjithatë, studentët kanë refuzuar prej ditësh ofertën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Prej ditësh studentët dalin çdo ditë në protestë, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin në Fakultete.