
Presidenti amerikan, Donald Trump, iu referua Groenlandës, duke e cilësuar atë si “dhuratën më të madhe” që Shtetet e Bashkuara kanë marrë ndonjëherë nga Europea.
“Europea ka qenë e mirë. Sapo i ka bërë SHBA-së dhuratën më të madhe që kemi marrë ndonjëherë. E dini se cila ishte? Groenlanda”, deklaroi Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan Fox.
Fragmentin përkatës të intervistës e publikoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Në shtator, SHBA-ja, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruan marrëveshjen që synon t’u japë fund tensioneve, pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili zotëron pasuri të konsiderueshme minerare dhe është një territor vetëqeverisës i Danimarkës.
Marrëveshja zgjeron rolin e ushtrisë amerikane në Groenlandë, duke hapur rrugën për krijimin e dy bazave të reja ushtarake dhe vendosjen e sistemit antiraketor “Golden Dome”, të promovuar nga Trump. Në të njëjtën kohë, ajo riafirmon sovranitetin danez mbi ishullin dhe të drejtën e banorëve të tij për vetëvendosje.
Parlamenti i Danimarkës pritet ta shqyrtojë projektligjin në lexim të parë më 11 nëntor, ndërsa më pas do të zhvillohen leximi i dytë dhe votimi më 19 nëntor.
Marrëveshja ekzekutive do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Danimarka dhe Groenlanda. Për të nuk kërkohet miratimi i Senatit amerikan.