Flash

Rrëfimi tronditës/ “U përdhunova nga një shok i skuadrës”

Lapsi.al 20 November 2017
Rrëfimi tronditës/ “U përdhunova nga një shok i

Janë të rënda akuzat e skiatores austriake Nicola Werdenigg kundër Federatës së saj dhënë për të përditshmen vendase "Standard". 58-vjeçarja e katërta në zbritje olimpike në Innsbruck në vitin 1976, dhe e bija e ish-trajnerit austriak Ernst Spiess dhe e Erika Mahringer që fitoi 2 medalje bronzi në olimpiadën e vitit 1948 ka bërë akuza të forta.

“U përdhunova në moshën 16-vjeçare nga një shok i skuadrës pasi më dhanë për të pirë bashkë me një burrë tjetër. Ka pasur shpesh ngacmime seksuale nga trajnerët, shokët e skuadrës madje edhe nga anëtarë të stafit. Ndodhte në sy të të gjithëve, por nuk u mor asnjë masë.

Në atë kohë këto konsideroheshin si “aventura dashurie”. Një skiatoreje të re i regjistruan me një kamer të fshehtë “herën e parë”. Ia treguan më pas videon të gjithë skuadrës, por askush nuk pësoi gjë. Ajo u tërhoq dhe nuk garoi më” – tha skiatorja e famshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI