Flash

Romela Begaj rezultat historik në Botërorin e peshëngritjes, fiton medaljen e artë

Lapsi.al 3 December 2017
Romela Begaj rezultat historik në Botërorin e peshëngritjes,

Peshëngritësja shqiptare, Romela Bega zhvilloi një paraqitje historike në Botërorin që po zhvillohet në SHBA, duke u shpallur kampione bote. 31-vjeçarja u rendit e para në stilin e shkëputjes, ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë.

Romela Bega në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses. Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli.

Për fitoren e peshëngritëses shqiptare reaguan edhe Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI