Flash

Goditet me shishe uji e qumështi Murinjo pas humbjes me Manchester City

Lapsi.al 11 December 2017
Goditet me shishe uji e qumështi Murinjo pas humbjes me Manchester City

Derbi i Manchesteri-t i fituar nga City në “Old Traford” me rezultatin 1-2 kundër United nuk është mbyllur brenda 90 minutave. Sipas raportimeve të mediave angleze ai është luajtur edhe në tunelin e stadiumit, por këtë herë jo me topin e futbollit.

Jose Mourinho nuk e ka duruar zhurmën e madhe që po bënin futbollistët e Manchester City-t pas fitores dhe për këtë arsye ka shkuar për t’iu tërhequr vëmendjen në dhomën e zhveshjeve. Kaq ka mjaftuar që mes palëve të shpërtheje një sherr ku të përfshirë kanë qenë mbi 20 persona, futbollistë dhe stafe të dy skuadrave, raporton “Dailymail”.

Fillimisht me tone të ashpëra teknikut portugez i është kthyer portieri i ‘qytetarëve’, Ederson Moraes, i cili ka nisur të debatojë me Mourinho-n. Pas kësaj në drejtim të trajnerit të Manchesteri-t ka flutuar një shishe plastike, që e ka goditur në kokë. Në këto momente mendohet se është dëmtuar edhe Arteta, zv.trajneri i City.

Mediat britanike shprehen se në adresë të Mourinho është hedhur ujë e qumësht gjatë kohës që ka qenë duke debatuar dhe më pas është larguar, duke u rikthyer qetësia. Mes protagonistëve të sherrit është edhe sulmuesi i “djajve të kuq” Romelu Lukaku, ndërkohë që për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë si forcat e rendet ashtu dhe disa “steward” që ndodheshin aty pranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI