Flash

Dëshmia shokuese e medalistes së artë: Mjeku abuzoi seksualisht me mua që 13 vjeç

Lapsi.al 22 December 2017
Dëshmia shokuese e medalistes së artë: Mjeku abuzoi seksualisht

Gjimnastja amerikane McKayla Maroney, fituese e medaljes së artë në Olimpiadë si skuadër dhe e argjendit individuale në Londra 2012 ka denoncuar mjekun e skuadrës për abuzim seksual. Ndaj mjekut të skuadrës amerikane Larry Nassar janë ngritur rreth 140 padi nga vajza gjimnaste për abuzim seksual gjatë kohës që ai shërbente në skuadër.

Në një rrëfim që ka bërë në rrjetet sociale ajo ka treguar se abuzimi seksual ka nisur që në moshën 13 vjeçare kur iu bashkua ekipit kombëtar. Ajo tha se mjeku e kishte thirrur për një “trajtim special” i cili sipas saj vazhdoi deri ditën që ajo u tërhoq nga sporti.

Ajo që është më e rëndë në këtë histori është se Federata Amerikane e Atletikës i kishte dhënë 1.13 milionë dollarë që ajo të heshte dhe të mos e raportonte skandalin. Paratë ishin justifikuar si trajtim psikologjik për dhunën.

Maroney u bë e famshme pasi gjatë marrjes së medaljeve ajo bëri një fytyrë të trishtuar, gjë e cila u përsërit edhe në pritjen me Presidentin Obama duke u bërë më pas virale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Plas” te Juventus, Dybala drejt PSG-së

Duket se e ardhmja e Paulo Dybala është larg Juventusit. Vëllai i tij 13 vjet më i madh që luan rolin e agjentit është fotografuar në Paris në një takim me drej...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI