Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

VIDEO/ Mike Tyson ble 40 ha tokë në Kaliforni për ta mbjellë me hashash

Lapsi.al 3 January 2018
VIDEO/ Mike Tyson ble 40 ha tokë në Kaliforni për ta mbjellë

Ish-boksieri Mike Tyson është i vendosur që të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj në industrinë e marijuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me disa partnerë të tjerë ai ka blerë 40 hektarë tokë në Kaliforni për të mbjellë në mënyrë të ligjshme barin jeshil. Kalifornia është një nga shtetet që ka legalizuar kanabisin.

Vendimi hyri në fuqi prej 1 janarit dhe Tyson kërkon të jetë një nga personat e parë që do të investojë shumë para në këtë biznes. 51-vjeçari, ish-kampion bote në peshat e rënda ka qenë vetë personalisht që ka parë vendin ku do të ngrihet resorti i kanabisit, vetëm 110 milje nga Los Angeles. Tyson ka thënë se fillimisht qëllimi i biznesit të tij do të jetë mbjellja e kanabisit për qëllime farmaceutike si dhe ngritja e një shkollë për kultivuesit e kanabisit. ©LAPSI.al 

https://youtu.be/KRekVphLRi4

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI