Flash

Rashica firmos te Werder Bremen për një shifër rekord (FOTO)

Lapsi.al 31 January 2018
Rashica firmos te Werder Bremen për një shifër rekord (FOTO)

Milot Rashica nuk e ka fshehur lumturinë që do të luajë në një klub me traditë në Bundesligën gjermane. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar një kontratë me Werder Bremen pasi kaloi testet mjekësore.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Werderi nuk ka bërë publike detajet e kontratës së Rashicës me klubin dhe as shumën e transferimit të tij.

Tabloidi gjerman Bild shkruan se Rashica është ndër futbollistët më të shtrenjtë në historinë e klubit, i cili ka kushtuar 7.5 milionë euro.

Vetë lojtari, për faqen zyrtare të klubit është shprehur: “Jam shumë i lumtur që do të jem në gjendje të luaj në një klub kaq të madh dhe me traditë në Bundesliga”. Ai e ka cilësuar kalimin në Werder si hap shumë të rëndësishëm.

“Për mua, kalimi te Werderi është hap i madh. Jam i bindur se do të përmirësohemi shumë shpejt si skuadër dhe unë personalisht mund të zhvillohem këtu”, - ka shtuar ai. Këtë pasdite ai do të dalë në stërvitje me skuadrën e re.

Të këshilluara

FOTO/ Zgjidhet tifozja më seksi e Rusisë

Kjo është tifoja “e çmendur” ruse Natalia Martynova. Mediat në vendin e saj e kanë zgjedhur si tifozin më seksi. Ajo mbështet kampionët e Rusisë, Spartakun e Mo...

12:38

FOTO/ Shiko çfarë ke humbur Rodriguez!

Marrëdhënia mes ish-futbollistit të Realit të Madridit, Jesé Rodriguez dhe partneres së tij, Aurah Ruiz, ka marrë fund vetëm pas dy vitesh. Së bashku, çifti në ...

21:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI