Flash

Rudi Xhuliani: Kërcënimi me vdekje nga Xhon Goti të cilit i ruhem edhe sot

Lapsi.al 21 March 2018
Rudi Xhuliani: Kërcënimi me vdekje nga Xhon Goti të cilit i ruhem

Lufta me familjet mafioze ishte një nga sfidat e Rudolf Xhulianit në vitet 80, dhe kjo përballje i ka rrezikuar edhe jetën, kur në vitin 1986, Xhon Goti kishte organizuar vrasjen e tij.

Në 'Opinion', Xhuliani tregon se edhe sot ka vende që nuk mund të shkojë, si pasojë e luftës së tij me mafian.

Pjesë nga intervista: 

BF: Ky njeri, Xhon Goti, donte t’ju vriste në ’86. Ai vendosi t’ju vrasë. Dhe ishte vrasësi më i njohur i botës. Keni pasur frikë për jetën tuaj?

RG: Nuk e lejova veten të kem frikë.

BF: Kishit informacion se ky njeri donte t’ju vriste?

RG: Sigurisht. Unë kisha mbrojtje. Kur kisha nevojë. Unë kam mbrojtje edhe sot. Ka vende në të cilat nuk mund të shkoj.

BF: Ai ishte një njeri shumë i rrezikshëm.

RG: Ai ishte një njeri i rrezikshëm sepse ai e shijonte atë që bënte. Le ta krahasojmë me Kastelanon. Atij i pëlqente të vriste. Kur ai vrau Kastelanon, ai ishte në anën tjetër të rrugës.

BF: Në anën tjetër të rrugës?

RG: Dy njerëzit që ai punësoi nuk ishin mjaftueshëm të zotë. Ai ishte aty me numrin dy të tij i cili më pas iu kthye kundër. Dhe ai donte të sigurohej që ekzekutimi do shkonte mirë. Me siguri ai do e bënte vetë nëse ata nuk do e kishin bërë mirë. Mendo sa e rrezikshme është kjo. Ai mund të kapej. U deshën vite për ta kapur por më në fund ai u dënua.

BF: Po, ai vdiq në burg.

RG: Po, vdiq në burg.

BF: Në vitin 2000 më duket. Por nuk jam i sigurtë për vitin.

RG: Po, atë e kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI