Flash

Kush është Met Kanani, “Escobari shqiptar” me lidhje politike i arrestuar sot me 1.1 ton drogë në Turqi

Lapsi.al 22 March 2018
Kush është Met Kanani, “Escobari shqiptar” me lidhje

Met Kanani, ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari”, është baroni i drogës i cili u kap ditën e sotme gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi ku u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milionë euro.

Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.

Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari u kap sot gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.

Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6-mujorë policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.

Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Met Kanani vihet në shënjestrën e autoriteteve të huaja. Mësohet se "Escobarit shqiptar" i është vënë nga pas më 29 nëntor të vitit të kaluar policia greke, por pa mundur ta kapë.

sdg

Të këshilluara

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fit...

18:45

Euro vazhdon të 'bjerë', por pse?

Euro sot kuotohet në nivelin e 129 lekëve. Në 15 mars, vlera e monedhës europiane ishte 131.5 lekë, ndërsa në janar 133 lekë. Por si shpjegohet kjo rënie e p...

16:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI