Flash

Grupi i trafikut të drogës së Met Kananit hetohej prej 1 viti

Lapsi.al 23 March 2018
Grupi i trafikut të drogës së Met Kananit hetohej prej 1 viti

Prej një viti, grupi i trafikut të drogës të Met Kananit, ndiqej nga policia shqiptare dhe ajo turke. Procedimi që prej një viti është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka autorizuar policinë për të kryer edhe një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike të pjesëtarëve të dyshuar të grupit.

Grupi i Met Kananit u arrestua të martën, më 20 mars në Turqi, teksa po priste ardhjen e një sasie prej 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro. Mediat turke e kanë përshkruar Met Kananin si "Escobarin shqiptar", me lidhje të forta politike.

Sipas TvKlan, oficerë të zyrës së Antidrogës së Policisë së Shtetit, dorëzuan këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialet hetimore të grumbulluara për llogari të hetimit të grupit të drejtuar nga Met Kanani, apo i njohur ndryshe edhe baroni i drogës “Met Shqiptari”.

Burimet e policisë thonë se ka së paku edhe një ngarkesë tjetër e cila është kapur nga policia turke më parë, gjatë hetimit të rrjetit të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turqisë.

Gjatë kësaj kohe burimet thonë se kanë mundur të identifikojnë me tepër se 10 shtetas shqiptarë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe Turqi. I njëjti grup dyshohet se është përfshirë në importimin e heroinës nga Afganistani e Turqia drejt Shqipërisë me destinacion vendet e BE-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI