Flash

Detajet e reja/ Autorët e grabitjes në Fier bashkëpunonin prej kohësh si grup, i orientoi shoku i tyre

Lapsi.al 24 March 2018
Detajet e reja/ Autorët e grabitjes në Fier bashkëpunonin prej

Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Mucës në Fier, dyshohet se kishin bashkëpunuar prej kohesh me njeri-tjetrin. Ka dyshime që të paktën një prej tyre është nga Fieri, i cili ka orientuar shokët e tij se në banesën e Minella Muçes mund të këtë pasur një sasi të konsiderueshme parash.

Ndërkohë, nisur nga rindërtimi i ngjarjes dhe hetimet paraprake është konkluduar se çifti i të moshuarve nuk kanë pasur sende me vlerë apo shuma të madhe parash në banesë, pavarësisht se grabitësit dyshohet të kenë pasur informacion se djali i Minelles, i cili jeton në Meksikë mund të kishte kryer ndonjë transferte valute. Nga verifikimi i të kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuliano Sollaku që mbeti i vrare pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kane pasur prej vitesh aktivitet të dyshimtë.

Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe ne qytete të tjera të Shqipërisë. Hetuesit kane ngritur dyshimet se grabitësit bashkëpunonin gjithmonë me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI