Flash

Hesht në polici grabitësi që u plagos në Fier

Lapsi.al 24 March 2018
Hesht në polici grabitësi që u plagos në Fier

Familja Muça, e cila u tentua të grabitej nga 4 persona orët e para të mëngjesit të së premtes ka një djalë që jeton prej vitesh në Meksikë. Pikërisht ky fakt dyshohet se ka shtyrë grabitësit të hynin në banesë, pasi kanë pasur informacione se dy pensionistët mund të kishin para kesh në shtëpi.

Sipas të dhënave të policisë, të siguruara në rrugë operative, Minella Muça mund të kishte në shtëpi shuma të konsiderueshme parash në valutë, por pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte e vërtetë. Hetuesit besojnë se grabitësit e kanë vëzhguar prej kohësh familjen.

Arben Muça, i arrestuari i vetëm për tentativën e grabitjes, pasi mbeti i plagosur në këmbë, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. 33-vjeçari është marrë në pyetje në spitalin e Fierit, por nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm që mund të çojë në arrestimin e dy personave të tjerë, që morën pjesë në grabitje.

Në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Ardi Muça dhe një person tjetër, të cilët morën pjesë në grabitjen e dështuar. Ai dyshohet se është banues në Fier dhe njohës i mirë i lagjes “29 Nëntori” ku ndodhi grabitja. Në këtë ngjarje, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësve, mbeti i vdekur 20-vjeçari nga Elbasani, Xhuljan Sollaku, njeri prej grabitësve.

Ndërsa veprimet e para hetimore të Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, ka rezultuar se policia ka reaguar sipas procedurave që parashikon ligji, duke iu përgjigjur grabitësve me zjarr pasi i kishin qëlluar ata më parë./ Tv Klan

Të këshilluara

Tiranë, aksident te Unaza e Madhe (FOTO)

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik. Por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. P...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI