Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Ambasada Amerikane 'konfirmon' kërkesën për dëbimin e diplomatëve rusë nga Shqipëria

Lapsi.al 26 March 2018
Ambasada Amerikane 'konfirmon' kërkesën për

Përmes një njoftimi në faqen e saj të Facebook-ut, Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi lidhur me qëndrimin e SHBA ndaj Rusisë për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal në Britani.

Sipas njotimit të Ambasadës, SHBA e ndërmori dëbimin e diplomatëve rusë në koordinim me aleatët e NATO-s dhe parnerët kudo në botë.

“Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë këtë masë në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO dhe partnerët tanë kudo në botë, në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike të nivelit ushtarak nga Rusia në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, veprimi më i fundit në vazhdën e veprimeve të saj destabilizuese në mbarë botën.”, thuhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se sot, SHBA urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se 14 shtete të BE-së kanë dëbuar nga vendet e tyre diplomatët rusë, pasi blloku e konsideron përgjegjëse Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.

Po ashtu në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi dëbimin e diplomatëve rusë. “Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombëtare”, mësohet të ketë thënë Rama.

Pak minuta më parë, një njoftim i shpërndarë nga Ministria e Jashtme shqiptare konfirmoi dëbimin e diplomatëve rusë.

"Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksandër Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik." 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI