Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Lulzim Basha i kërkon falje ish të përndjekurve në emër të Partisë Demokratike

Lapsi.al 26 March 2018
Lulzim Basha i kërkon falje ish të përndjekurve në emër

Kreu i PD-së, pranoi përgjegjësinë e partisë që drejton se nuk mundi të përmbyllë me sukses një proces të nisur, për gjetjen e eshtrave të të ekzekutuarve me e pa gjyq të krimit komunist.

Gjatë fjalës në në një takim që pati me ish të përndjekurit, Basha deklaroi se ‘Krimi komunist shqiptar është më i rëndi në Evropë, por më i rëndë se krimi është zhdukja e gjurmëve të krimit, mosgjetja e eshtrave të 4500 të ekzekutuarve me e pa gjyq ka në themel kompleksin e kriminelëve komunistë për të zhdukur edhe gjurmët e krimit të tyre. Në emër të PD-së përsëris kërkesën për ndjesë, falje që ne nuk kemi arritur të përmbyllim me sukses këtë proces të gjetjes së eshtrave të paradhësve tuaj. Në 2010 u ngrit një komision, por as koha dhe as burimet financiare të vëna në dispozicion nuk mjaftuan drejt përfundimit. Bashkë me ndjesën e thellë dhe reflektimin për përgjegjësinë që është e jona, e PD. Zotohem sot se bashkë me ligjin që po hartojmë me kristiandemokratët gjermanë me kontributin tuaj dhe të shoqatave të tjera do t’i kërkojmë Kuvendit që së bashku me ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit të ndërmarrë angazhimin ligjor për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve që sot janë pa varr”.

Ai deklaroi më tej se drejtesia nuk kërkohet nga ata që bënë krimin. “Mos e kërkoni dhe prisni nga Rama dhe hetuesit e komunizmit, nga Fatmir Xhafa, nga Gramoz Ruci, nga rilindja e krimit, njësoj si krimin nuk e luftojnë ata që janë të lidhur me krimin, drejtësinë për të afërmit tuaj nuk mund ta sjellin hetuesit dhe persekutorët e komunizmit. Pagabueshmëria është bolshevike, edhe unë kam bërë gabimet e mia”- tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI