Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Greqi, shqiptari baba i tre fëmijëve digjet në një magazinë frigoriferësh

Lapsi.al 27 March 2018
Greqi, shqiptari baba i tre fëmijëve digjet në një

Një 45 vjeçar shqiptar babai i tre fëmijëve është djegur i gjallë në një magazinë frigoriferësh në Greqi. Shpërthimi i zjarrit në kompleksin e madh frigoriferik "Alexopoulos" në Volos ndodhi pasditen e së hënës. Mediat greke shkruajnë se shqiptari punonte si saldator me dy punëtorë të tjerë në dyqanin e madh, ndërsa shpërtheu një zjarr i fuqishëm për arsye ende të panjohura qartësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga gazi ose materiale të tjera shumë të ndezshme, çka përhapi flakët me përmasa të mëdha. Sipas dëshmive, 45 vjeçari u përpoq të dilte mundi të arratisej nga ndërtesa duke humbur jetën, ndërsa trupi i tij u gjet në pjesët e shkallëve të brendshme të shpëtimit. Të dy punonjësit e tjerë arritën të dilnin dhe të shpëtonin.

Kompania "Alexopoulos" është mbyllur vitet e fundit dhe ende nuk dihet se çfarë lloj pune po bënin tre punëtorët brenda saj. Për të shuar zjarrin në kompleks u desh ndërhyrja e 10 makinave zjarrfikëse dhe vinça nga sipër, ndërsa tymi ishte i dukshëm në një hapësirë të madhe në Volos. Trupi i pajetë i shqiptarit fatkeq do t'i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI