Flash

Vdekja e 13-vjeçares në Fushë Arrëz, reagon Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka shenja fruthi

Lapsi.al 27 March 2018
Vdekja e 13-vjeçares në Fushë Arrëz, reagon Ministria e

Mesditën e sotme një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në fshatin Berishe i Epërm në Fushe-Arrëz të Pukës.

Ishin familjarët Smajli të cilët fillimisht lajmëruan mjekun e Qendrës Shëndetësore Berishë, për gjendjen e 13 vjeçares, ndërsa dyshimet e para janë për një situatë fruthi.

Për pasojë edhe 3 fëmijët e tjerë të familjes më konkretisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT-së në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërkohë në një reagim për rastin në fjalë ministria e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e vajzës, duke theksuar se familjarët ishin ata që kishin lajmëruar mjekun e qendrës shëndetësore, por mohojnë që të ketë humbur jetën për shkak të fruthit.

Sipas ministrisë gjendja e tre fëmijëve të tjerë është e stabilizuar dhe se nuk kanë shenja fruthi.

“Gjendja e tyre paraqitet e qete dhe po trajtohen ne pediatri dhe ne spitalin infektiv ne QSUT.

Sipas mjekeve te QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen te gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën", sqaron Ministria.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes së 13 vjeçares në Fushë Arrëz.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI