Flash

Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Lapsi.al 28 March 2018
Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Edhe Mali i Zi i bashkohet vendeve që dëbuan diplomatë rusë pas helmimit të agjentit Skripal. Qeveria në Podgoricë ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ konsullin e nderit të Federatës Ruse në Malin e Zi.

“Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për ta shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata dhe ta tërheqë pajtueshmërinë për të vepruar konsullit të nderit të Federatës Ruse në Mal të Zi. Për masat është informuar ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë me afat prej shtatë ditësh që përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi”, njoftoi qeveria e Malit të Zi.

Duket se pas anëtarësimit në NATO, Mali i Zi po ndjek totalisht politikë të njëjtë me vendet e alenacës së atlantikut të veriut, ndonëse prezenca ruse në ekonominë e këtij shteti është goxha e madhe.

Të këshilluara

Aksident në Levan, pesë të plagosur

Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, aks i njohur për aksidente të shumta. Ngjarja ndodhi rre...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI