Flash

Itali, e djathta ekstreme e Salvini-t arrin fitore të thellë në zgjedhjet europiane

Lapsi.al 27 May 2019
Itali, e djathta ekstreme e Salvini-t arrin fitore të thellë në

Sikundër parashikohej nga sondazhet e opinionit publik, partia “Lega” e drejtuar nga zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është konfirmuar si grupimi politik që kryesoi në zgjedhjet europiane të së dielës, duke fituar më shumë se 34.3 % të votave.

Në një dalje publike pas daljes së rezultateve përfundimtare, Salvini falënderoi elektoratin e të djathtës ekstreme, duke u shprehur se me nisjen e legjistalturës së ardhshme të Parlamentit Europian, do të bëhen ndryshime rrënjësore të një niveli mbikombëtar. “Tashmë gjërat duhet të ndryshojnë edhe në Europë. Në nivel kombëtar, nuk do të ndryshojë asgjë, por do të kërkoj një shpejtim të punës për realizimin e programit qeverisës: Lista e kandidatëve tanë në këto zgjedhje ka triumfuar.”- tha euroskeptiku.

Një rezultat të kënaqshëm ka arritur dhe Partia Demokratike italiane (PD) e udhëhequr nga Nicola Zingaretti, që përllogaritet të ketë marrë rreth 22.71% të votave, duke lënë pas partinë kryesore të koalicionit qeverisës , lëvizjen “Cinque Stelle”-n.

Sipas të dhënave të mbledhura nga qendrat e votimit, mbi 56.9 % e italianëve iu drejtuan ditën e djeshme kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre lidhur me përfaqësuesit e deleguar të Italisë në PE.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI