Flash

Zgjedhja e presidentit të ri të Komisionit Europian, nis debati mes Merkel dhe Macron

Lapsi.al 28 May 2019
Zgjedhja e presidentit të ri të Komisionit Europian, nis debati mes

Në paraprirje të Samitit të Brukselit, ku parashikohet të mblidhen liderët e Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, kanë shfaqur mospajtime mbi mënyrën e përzgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Europian. Sipas procedurës së përcaktuar, kandidati kryesor që përfaqëson grupimin politik fitimtar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, bëhet automatikisht drejtues i Komisionit.

Presidenti Macron ka këmbëngulur që procesi të formatohet, ndërsa kancelarja Merkel nga ana tjetër, ka bërë të qartë se Gjermania kërkon respektimin e rregullave institucionale të përcaktuara nga traktatet e nënshkruara ndër vite nga të gjitha vendet anëtare. Në fokus të bisedimeve në Bruksel, do të jetë bilanci i zgjedhjeve europiane të së dielës dhe caktimi i drejtuesve të rinj të institucioneve të përbashkëta të Unionit.

“Ne duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje, duke qenë se Parlamenti i ri do të mblidhet në fillim të qershorit dhe natyrshëm preferohet që deri në atë kohë të kemi një propozim nga Këshilli Europian.”- është shprehur Merkel. Ndonëse, pësoinjë humbje të thellë në elektorat, Partitë Popullore Europiane kryesuan në garë, e për rrjedhojë kandidati nga radhët e konservatorëve të CDU-së, Manfred Weber, do të jetë me gjasë presidenti i ri i KE-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI