Flash

Tensionet në Lindjen e Mesme, vendet arabe mobilizohen kundër Iranit

Lapsi.al 31 May 2019
Tensionet në Lindjen e Mesme, vendet arabe mobilizohen kundër Iranit

Mbreti Salman i Arabisë Saudite gjatë një takimi të liderëve arabë në Mekë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përdorë “të gjitha mjetet për të ndaluar regjimin iranian që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera”.

Mbreti, në fjalimin e tij, akuzoi Iranin për “strehimin e subjekteve terroriste globale dhe rajonale dhe kërcënimin e trafikut ujor ndërkombëtar”. 

Samiti, në qytetin e shenjtë të Mekës, erdhi pasi tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj arabë po rriten, duke shtuar frikën për mundësin e një konflikti të armatosur.

“Irani duhet të respektojë sovranitetin e shteteve arabe dhe të ndalojë ndërhyrjen në vendet tjera. Irani po kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thanë udhëheqësit arabë, në një deklaratë të lexuar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Arabia Saudite si vend me shumicë sunite, është një rivale e Iranit me shumicë shiite. Të dyja vendeve synojnë ndikimin në rajon.

Tensionet janë rritur, pas sulmeve në transportuesit e naftës jashtë brigjeve të Gjirit Persik, për të cilat shumë shtete arabe dhe SHBA-ja kanë fajësuar Iranin. Në anën tjetër, Irani ka mohuar përfshirjen në incident. SHBA-ja ka rritur prezencën e saj ushtarake në rajon.

Sekretari i Shtetit i SHBA.-së, Mike Pompeo,tha se Irani sulmoi transportuesit e naftës jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në një përpjekje për të rritur çmimet e naftës. “Këto ishin përpjekjet e iranianëve për të rritur çmimin e naftës së papërpunuar anembanë botës”, u tha Pompeo gazetarëve më 30 maj, përpara se të niste në një udhëtim në Evropë.

Më parë, Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se prova që tregon se Irani ishte pas sulmeve do të paraqitej në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

Gjithashtu më 30 maj, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Iranin përsëriti një paralajmërim të Uashingtonit se SHBA-ja do të përgjigjet me forcë ushtarake nëse Teherani sulmon interesat e veta apo ato të aleatëve të saj.

Të këshilluara

Itali/ Shpërthen vullkani Etna (Video)

Etna ka nisur aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin Jug-lindor dhe në krahun veri-lindor të kraterit të ri Jug-lindor. Pamjet spektakolare tregojnë moment...

15:23

Kuba legalizon Wi-Fi për përdorim personal

Kuba do të lejojë që këtej e tutje përdorimin e lidhjes private të internetit Wi-Fi, si edhe importin e pajisjeve përkatëse, duke hequr kështu bllokadën më të  ...

11:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI